Date of Award

Spring 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome ka për qëllim projektimin e një ndërtese të banimit kolektiv, e cila do t’u mundësoj banorëve të kenë së pari një strehim si kushti dhe qëllimi kryesor i ndërtesës, si dhe t’i krijoj poashtu edhe kushte dhe ambient duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet e sidomos në lagjen apo lokacionin ku do të ndërtohet ndërtesa, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza është ardh në përfundim se në rrethinën e lokacionit nuk ka ndërtesa të cilat i plotësojnë kërkesat dhe standardet evropiane. Në këtë pjesë të lagjes e cila gjendet në periferi të qytetit të Mitrovicës, aktualisht ekzistojnë numër i konsiderueshëm i ndërtesave kolektive të cilat janë ndërtuar në vitet e 70-ta, e me këtë edhe me mungesën e shumë kërkesave dhe nevojave bazike të kohëve të sodit. Kujdes të veqantë do t’i kushtohet në plotësimin e kërkesave të banorëve ekzistues, të cilat në bazë të intervistave janë marrë disa prej mangësive e përparësive që posedojn ndërtesat ekzistuese, si dhe vetë hapësira rrethuese. Lokacioni i zgjedhur është gjendet në një pjesë të rrethuar me natyrën e gjelbëruar dhe një përrockë lumi që e përcjellë gjith lokacionin, gjë që paraqet hapësirë të përshtatshme rekreuese dhe banuese. Objekti ka lidhje të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.611

Included in

Architecture Commons

Share

COinS