Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Pllana

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Hemofilia është një sëmundje hemorragjike recesive e lidhur me kromozomin X i karakterizuar nga mungesa apo deficienca e faktorit VIII (hemofilia A ose hemofilia klasike) ose e faktorit IX (hemofilia B ose sëmundja Christmas). Subjektet mashkullore preken klinikisht; femrat që mbartin një gjen të vetëm me mutacion përgjithësisht janë asimptomatike. Cilësia e kujdesit infermieror është shkalla e kujdesit shëndetësor për pacientin rrit mundësinë e rezultatit të dëshiruar dhe në përputhje me njohuritë aktuale profesionale (Anrlab, 2006). Shkalla e përsosmërisë me respektimin e shërbimeve mjekësore dhe infermierore të perceptuara në aspektin teknik, të kompetencës përshtatshmërinë, pranueshmërinë, njerëzimin dhe strukturën (Wikipedia, 2015).

Metodologjia: Ky hulumtim eshte i tipit kualitativ. Ne hulumtim si moter kyce eshte zgjedh vetem nje femije. Mostra u be ne menyre rastesore. Hulumtimi apo observimi i rastit prej momentit te pranimit deri në diagnostifikim apo hospitalizim u be prane QKUK.

Rezultatet: Ky pacient me sëmundje virusale te traktit respirator dhe me hemofili kërkonte një kujdes të veçantë shëndetësor dhe trajtim adekuat nga ana e infermiereve. Trajtimi adekuat medikamentoz i pacientit, ambienti i pastër si dhe ushqimi adekuat kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të tij dhe mbajtjen e shenjave vitale. Ndërsa një kujdes maksimal ka treguar infermieria në aplikimin e terapisë dhe të gjitha ndërhyrjeve infermierore. Si rezultat i kësaj, pacientit i është përmirësuar gjendja. Frymëmarrja është normalizur në 20 frymëmarrje në minutë. Temperatura në 37˚C, TA 130- 70 mmHg, kurse pulsi në 80 rrahje minutë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe pacienti ka shtuar peshë trupore. Gjate hospitalizimit te ketij rasti ne spital, u verejt se infermieret luanin rol ky ne mbarevajten e punes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.55

Included in

Nursing Commons

Share

COinS