Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi ekonomik I një vendi varet nga shumë faktor, por një faktor kyç është eksporti në vendet e tjera. Eksporti nënkupton shitjen e mallrave dhe shërbimeve në vendet e tjera. Pra sa më shumë që një shtet ta ketë të zhvilluar eksportin aq më I zhvilluar dhe më i fuqishëm ekonomikisht do tëjetë ai vend. Kur tregu vendor nuk përmbush nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve atëherë për të përmbushur këto nevoja duhet blerë produkta jashtë vendit pra të bëjmë import të mallrave. Edhe pse me emërtime shumë të ngjashme ekporti dhe importi janë pothuajse të kundërta sa më e zhvilluar të jetë njëra aq me pak do të zhvillohet tjetra. Secili shtet synon që të zhvillojë sa më shumë eksportin dhe të zvogëlojë importin edhe Kosova si vend në zhvillim ka këtë synim. Për ta arritur këtë qeveria e Kosovës vendosi një taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës të cilat konsideroheshin si importuesit më të mëdhenjë në vend. Pra qëllimi I këtij studimi është të shohim zhvillimin e eksportit dhe importit në Kosovë përgjatë viteve të fundit dhe ndikimi që ka pasur vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës në kompanitë vendore.
Ky studim bazohet në të dhënat teorike të mbledhura gjatë shqyrtimit të literaturës për eksportin, importin dhe ndikimin e taksës si dhe në të dhënat empirike të mbledhura përmes pyetësorëve të realizuar në disa kompani prodhuese dhe përpunuese.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1840
Recommended Citation
Jashari, Blina, "EKSPORTI DHE IMPORTI I KOSOVËS ME VENDET E RAJONIT SI DHE NDIKIMI I TAKSËS" (2019). Theses and Dissertations. 1727.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1727