Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjive gjithnjë më të avancuara dhe rritjen e kërkesave për pamjen, performancën, fleksibilitetin, mirëmbajtjen, zhvillimin për ndërmarrje të mëdha, zhvillimin për mobil e shumë kërkesa tjera për ueb aplikacionet, përzgjedhja e teknologjisë së duhur po bëhet gjithnjë e më shumë më e rëndësishme për zhvillimin e aplikacioneve apo projekteve të synuara. Ky punim i diplomës bënë krahasimin e tri teknologjive të përhapura për zhvillimin e ueb faqeve apo ueb aplikacioneve me qëllim që t’iu ndihmoj lexuesve të bëjnë një zgjedhje më të informuar për të përzgjedhur teknologjinë e duhur dhe me të përshtashme për projektin e tyre. Hulumtimi është bërë duke krahasuar disa nga karakteristikat më të rëndësishme të teknologjive siç janë: kodimi, platforma, lidhja e të dhënave, DOM, popullariteti, performanca etj, përmes burimeve të ndryshme duke përfshirë librat e ekspertëve të këtyre teknologjive. Ky punim merr shembull për secilën teknologji dhe shpjegon se si janë koduar nga një CRUD aplikacion i thjesht dhe analizon performancën e secilit për t’i krahasuar ato. Rezultatet janë mirë të definuara dhe informuese për të ndihmuar secilin lexues të bëjë zgjedhjen më të duhur për projektin e tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1713

Share

COinS