Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome ka për qëllim projektimin e një blloku urban me banim individual, e cila do t’u mundësoj banorëve të kenë së pari një strehim si kushti dhe qëllimi kryesor i projektit, si dhe t’i krijoj poashtu edhe kushte dhe ambient duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet e sidomos në lagjen apo lokacionin ku do të ndërtohen këto shtëpi, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza është ardh në përfundim se në rrethinën e lokacionit nuk ka ndërtesa të cilat i plotësojnë kërkesat dhe standardet evropiane. Në këtë pjesë të lagjes e cila gjendet në periferi të qytetit të Vushtrrisë, aktualisht ekzistojnë numër i konsiderueshëm i ndërtesave individuale të cilat janë ndërtuar në vitet e 90-ta, e me këtë edhe me mungesën e shumë kërkesave dhe nevojave bazike të kohëve të sotit. Lokacioni i zgjedhur gjendet në një pjesë të rrethuar me natyrën me gjelbrim të ulët dhe një përrockë lumi në afërsi të lokacionit, gjë që paraqet hapësirë të përshtatshme rekreuese dhe banuese. Lokacioni ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në çdo detaj midis qetësisë, gjelbërimit dhe cdo nevoje tjetër. Faza e fundit e analizave ka qenë shtrirja e përmbajtjeve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe zgjedhje e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.736

Included in

Architecture Commons

Share

COinS