Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Sadije Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të jetesës të një standardi të lartë ku përveq njësive të banimit u është dhënë rëndësi shumë e madhe edhe hapësirave të gjelbërta, lojërave për fëmijë, këndeve për rekreim për tu a mundësuar një komoditet të lartë. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Lagjen e re në komunen e Ferizajit. Arsyeja e përzgjedhjes është kaosi i vazhdueshëm që po ndodhë në atë zonë gjë e cila është një sfidë. Rëndësi tjeter u është kushtuar edhe shfrytzimit të teknologjive më të reja për të minimizuar kostot e jetesës për banorët ku në të dy projektet si tek ajo e banimit dhe pjesa e afarizmit çatitë janë të gjelbëruara dhe të pajisura me panele solare dhe ujëmbledhës i cili gjithë ujin e reshjeve e akumulon në rezervuar, ujë i cili shfrytëzohet per ujitje. Ndërsa energjia elektrike e prodhuar nga panelet solare do të shfrytëzohet për ashensorët, ndriqimin e koridoreve dhe shkallëve, ku gjithashtu do të shfrytëzohet nga banorët në njësitë e banimit kur mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, gjithashtu për ujin e ngrohtë janë të parapara të vendosen rezervuar në çati, dhe ngrohja gjatë stinës së dimrit të bëhet përmes sistemit gjeotermal. Ky dizajn do i shërbej njerëzve që jetojnë në të dhe përreth duke i lehtësuar jetesën, duke ju ofruar mundësi rekreimi, rehatie dhe jetesë komode.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.618
Recommended Citation
Sylejmani, Ardit, "DIZAJNIMI I OBJEKTIT BANESOR DHE AFARIST ME THEKS NË DIZAJNIN E JASHTËM DUKE PËRFSHIRË DHE HAPSIRËN PUBLIKE" (2018). Theses and Dissertations. 649.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/649