Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Ndërmarrja produktive në përgjithësi supozohet të jetë arsye për rritjen ekonomike duke shfrytëzuar mundësitë e reja të biznesit dhe duke krijuar vende të reja pune. Sot, vendet në zhvillim, me forcën e madhe të punës së të rinjve dhe me nivelin e të ardhurave të ulëta ose të mesme, po fillojnë t'i drejtojnë politikat e tyre drejt nxitjes së ndërmarrësisë.

Në këtë punim do të trajtohet rëndësia e pjesëmarrjes së gruas si lidere ndërmarrëse në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në veçanti për plotësimin e hulumtimit do të trajtohem si raste të studimit kompanitë SIGMA BMC (konsulencë), Grand Decor (organizim i eventeve) dhe Britannica LC (shkollë e gjuhëve të huaja) dhe të elaborohet gjithçka që gratë lidere të kompanive janë ballafaquar deri sa kanë arritur suksesin e tanishëm.

Me rëndësi në këtë punim është dëshmia se edhe gratë janë të fuqishme në të bërit biznes, dhe se përmes hulumtimit ato do të tregojnë gjerësisht rreth motiveve dhe sukseseve si lidere femra në treg.

Për zhvillimin e kësaj teze ne kemi pyetjen hulumtuese: A ka rëndësi pjesëmarrja e gruas në ndërmarrësi për zhvillimin ekonomik të vendit?

Ky qëllim do të testohet në bazë të dy hipotezave të ndërtuara:

  • H0 Pjesëmarrja e gruas në ndërmarrësi ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.
  • H1 Pjesëmarrja e gruas në ndërmarrësi ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bazuar në pyetjen hulumtuese është zgjedhur të përdoret metoda analitike kualitative si qasje hulumtuese. Metoda që përdoret për të mbledhur të dhënat në këtë studim u realizua mbi bazën e hartimit dhe shpërndarjes së një pyetësori tek gratë lidere të kompanive në rast. Pajtuar me hulumtimin dhe përgjigjet e marra nga ky pyetësor, ne arritëm të ofrojmë këtë përfundim:

Gratë, njësoj si burrat janë të afta të udhëheqin biznese dhe për këtë meritojnë respektin e duhur, dhe se pjesëmarrja e tyre në ndërmarrësi, ndikon pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë vendore. Pra, pranohet hipoteza 0.

Bazuar në hulumtim, ndër rekomandimet që ne ofrojmë, e para nisë nga shoqëria dhe pranimi i këtyre grave ndërmarrëse, pastaj deri tek organet qeveritare dhe në mbështetja e grave lidere ndërmarrëse, në të mirë të tyre, e më së shumti në të mirë të vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1793

Included in

Business Commons

Share

COinS