Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi.

Një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar.

Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike.

Banimi paraqet funksionin dhe aktivitetin kryesor të vendbanimeve dhe njëkohësisht shfrytëzuesin kryesor të hapësirës së vendbanimeve. Si i tillë, banimi ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendbanimeve, shoqërisë në të dhe është komponent i rëndësishëm i zhvillimit socio-ekonomik, përkatësisht i standardit të jetesës së qytetarëve, në përgjithësi.

Degradimi urban dhe mjedisor mund të ndalohet vetëm nëse kombinohen masa të natyrës urbanistike, ekonomike dhe ambientale të cilat krijojnë situata urbane të qëndrueshme dhe të balancuara.

Kjo temë trajton zhvillimin e fleksibilitetit hapësinorë si taktikë e shfrytëzimit racional të hapësirave dhe përshtatshmërisë për ndryshimet në strukturën familjare dhe kulturën e banimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.641

Included in

Architecture Commons

Share

COinS