Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Sistemi i transportit, një nga shërbimet më thelbësore për një shoqëri të organizuar, përmirëson progresin social, ekonomik, industrial dhe komercial. Zhvillimi i sistemit të transportit publik çdo herë e më shumë po pëson rritje. Një rritje e tillë medoemos kërkon ndërhyrje e përmirësime të vazhdueshme. Në mënyrë që të përmbushen nevojat e popullsisë në rritje dhe të krijohen zona urbane sa më efikase, duhet ecur një hap me zhvillimet e fundit të teknologjisë moderne. Ky projekt trajton një problematikë me të cilën qyteti i Skenderajit po përballet tash e disa vite me radhë - Terminalin e Autobusëve. Stacioni i autobusëve nuk ofron hapësirë adekuate për udhëtarin dhe as për mjetet e transportit. Qasja dhe dalja e autobusëve nga stacioni është tejet e vështirë si pasojë e mungesës së infrastrukturës adekuate, duke marrë parasysh edhe kapacitetin e stacionit në raport me shfrytëzuesit gjithmonë në rritje. Aktualisht, stacioni është i vendosur në një zonë shumë pranë qendrës së qytetit dhe shkakton një varg problematikash në komunikacion si ndotje të mjedisit, turma në zona joadekuate, rrjedhimisht, duke pamundësuar edhe shërbimet minimale për udhëtarin. Sot, si rezultat i këtyre mangësive dhe lëvizjes me vështirësi të autobusëve, stacioni në Skenderaj mbetet i pashfrytëzuar – rruga për qasjen në stacion është vendi ku bëhen të gjitha hyrjet dhe daljet e udhëtarëve duke paralizuar kështu peronët e stacionit dhe duke krijuar kaosin urban më të madh në qytet. Qëllimi i këtij punimi është të sjell në dritë një projekt- stacion të autobusëve, të denjë dhe që i përmbush kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj zone. Kësisoj, ky projekt përfshin disa pika të nevojshme si: qasshmëri, komfort, siguri, përpunim të lehtë si dhe efiçiencë

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.680

Included in

Architecture Commons

Share

COinS