Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Kosova si vend i vogël, por me pasuri të bollshme natyrore mundëson kushte të ndryshme në zhvillimin e arkitekturës si peizazh (eng. landscape architecture), me shfrytëzim racional të energjisë dhe me një artikulim të veçantë natyror. Duke filluar nga një koncept mbi arkitekturën, që ajo imiton natyrën dhe e rigjeneron atë në bazë të nevojave njerëzore, tentohet të arrihet një sinapsë harmonike në mes të humanizmit dhe vetë origjinës së tij, natyrës. Ideja kryesore e këtij punimi është krijimi i një ekosistemi të ri në të cilin lind dhe zhvillohet arkitektura humane. Rrjedhimisht, realizimi i një kompleksi të tillë ekologjik të vilave, do krijonte pikërisht këtë imazh i cili mund të konsiderohet shumë i nevojshëm dhe adekuat për zhvillimin e arkitekturës në Kosovë, krijimin e vendeve të reja turistike, për pushim si dhe për rekreacion. Ndërkaq, avancimi individual sa i përket përfundimit të studimeve Bachelor përmes realizimit të projektit me investitorë real, është një prej aspiratave kryesore në këtë projekt, gjë që krijon mundësi të reja dhe direkte në kuptimin e arkitekturës si shkencë dhe art konkret. Lokacioni i zgjedhur gjendet në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Karakteristikë e këtij vendi është terreni i pjerrët dhe peizazhi që ka, duke krijuar kushte të mjaftueshme për zhvillimin e këtij kompleksi të eko-vilave rezidenciale për pushim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.637
Recommended Citation
Tahiri, Diellëza, "EKO-VILA REZIDENCIALE PËR PUSHIM" (2018). Theses and Dissertations. 753.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/753