Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëj me sindromin “Burnout“ apo ndryshe i njohur si sindromi i “djegies profesionale“. Ky është një sindromë e lidhur me punën, që në të shumtën e rasteve ndodh tek ata që punojnë ballë për ballë me marrësit e shërbimit në nevojën për asistencë, në këtë rast tek infermierët dhe karakterizohet në mënyrë tipike, nga shterrimi emocional, tërheqja dhe cinizmi drejt pacientëve dhe një sens mosarritjeje. Deklarimi i problemit: Djegia profesionale është problem për profesionin infermieror. Këto studime dhe të tjera tregojnë prevalencën e djegies profesionale në profesionin infermieror dhe ndikimin negativ që ka në performancën e një individi. Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi kryesor i këtij studimi është të tërheqë vëmendjen ndaj problemit të këtij sindromi te infermierët, të shqyrtojë shkaqet dhe faktorët e rrezikut të burnout dhe me anë të këtij hulumtimi do mundohemi të bëjmë ndërgjegjësimin e studentëve të infermierisë për problemin e stresit dhe burnout-it në profesionin infermieror. Metodologjia: Hulumtimi është sasior, gjithsej në studim janë përfshirë 45 infermierë nga tre klinika të QKUK-së. Konkluzionet: Rezultatet në këtë hulumtim nuk kanë shfaqur rëndësi statistikore, për arsye të mostrës së vogël të përzgjedhur për këtë studim. Por, është e rëndësishme të theksohet se individët që përjetojnë djegie profesionale mund të mos jenë të hapura për të shprehur ndjenjat e tyre për shkak të një larmie arsyesh siç janë: frika nga paragjykimet dhe supozimet se ata nuk janë të aftë të menaxhojnë punën e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.59

Included in

Nursing Commons

Share

COinS