Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albania
Abstract
“...ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve”
Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional, ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike.
Një filozofi e Dizajnit Arkitektural u shfaq në fillim të shek. XX, me pohimin se një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar.
Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi.
Faktet kanë treguar se degradimi urban dhe mjedisor mund të ndalohet vetëm nëse kombinohen masa të natyrës urbanistike, ekonomike dhe ambientale të cilat krijojnë situata urbane të qëndrueshme dhe të balancuara.
Në lokacion parashihet banimi individual në objekte shumëbanesore B+P+7K.
Lagjet e reja të banimit paraqesin sfida sociale, ekonomike dhe ekologjike.
Kjo temë trajton zhvillimin e fleksibilitetit hapësinorë si taktikë e shfrytëzimit racional të hapësirave dhe përshtatshmërisë për ndryshimet në strukturën familjare dhe kulturën e banimit.
Një sfidë tjetër është edhe zhvillimi i punës grupore. Në arkitekturë për shkak të vëllimit të madh të punës dhe prapavisë së madhe të cilën duhet ta ketë një arkitekt për zhvillimin e çfarëdo ndërtese ose zhvillimi arkitektonik, është më e arsyeshme puna në grup e cila të zhvillon jo vetëm si arkitekt por edhe si person akademik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.770
Recommended Citation
Hylaj, Fatlind, "OBJEKT SHUMËBANESORË" (2019). Theses and Dissertations. 877.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/877