Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valon Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Me plakjën e popullsisë pasojnë një varg ndryshimësh, ndër të cilat sëmundjet e sistemit kardioaskular janë ndër shkaqet me të mëdha të vdekjës se popullsisë. Ndryshimet në fiziologjinë kardiovaskulare rezultojnë me efekte si dhe reagim ndaj trajtimeve te tyre. Hulumtimi është bërë me qëllim që të kuptojmë më mire problemet me sëmundjet kardiovaskulare dhe të dime se sa është i madh përdorimi i barnave β - bllokatorë,kryesisht tek moshat e vjetra. Gjatë këtij hulumtimi ne kemi parë që mosha e vjetër është mosha e cila dominonte në përdorimin e barnave β - bllokatorë. Në hulumtimin tim do të njoftoheni me shumë rreth përdorimit të β - bllokatorëve në këtë moshë, tek cilat raste do të përshkruhet një bari nga grupi i β - bllokatorëve, dhe cili nga ky përshkrim përdoret më shumë, a jepet si monoterapi apo e kombinuar me barnat tjera, cila moshë e merr me shumë ketë terapi dhe me e rëndesishmja çfarë efektesh pozitive dhe çfarë efektesh negative mund të sjellë përdorimi i këtyre medikamenteve. Është shume e rëndësishme që ne në të ardhmen si infermier të dimë sa më shumë për trajtmin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për efektet anësore që janë të pranishëm në këtë moshë. Mosha e vjetër është mosha që më së shumti ka nevojë për një ekip bashkëpunues shëndetsor, të cilët më përkushtimin e tyre arrijmë suksese të mëdha për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Metoda kërkimore që është përdorur për të mundësuar kërkimin e informacionit është metoda sasiore. Metoda sasiore paraqet të dhënat e mia në mënyrë numërike dhe të matshme. Gjetjet u mundësuan përmes pyetsorit drejtuar shërbimeve të cilët merren me kujdesin dhe trajtimin e personave me probleme kardiovaskulare, ku në ketë pyetsor më janë përgjigjur: kryeinfermier, kardiologe, dhe përgjigjet e tjera i kam marrur me ndihmën e protokollit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.66

Included in

Nursing Commons

Share

COinS