Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Tema e marrë për shqyrtim në këtë punim diplome është shtëpia “G”, pasi që këto shtëpi nuk janë në numër të vogël në vendin tonë dhe qytetarët që banojnë në këto shtëpi përballen me probleme të ndryshme, prandaj kam vendosur që të projektoj një model të shëndrrimit të kësaj shtëpie në një shtëpi që plotëson kushtet e një ndërtese bashkëkohore, si në aspektin e ruajtjes së energjisë, në ndarje të privatësisë, definimit të hapsirave dhe gjithashtu duke u munduar që kjo shtëpi të ketë ndotje sa më të vogël të natyrës
Përpos problemeve që posedojnë këto shtëpi duke filluar nga ato të hapësirës së mangët të shfrytëzimit, mos destinimit të rregullt të hapësirave të brendshme të saj, problem kyç është edhe vet rrënimi i tyre për të zëvendësuar me një shtëpi të re, sepse si fillim me rrënimin e shtëpisë ekzistuese bëjmë ndotje, dobësohemi ekonomikisht që ndikon në ndërtimin e shtëpisë së re dhe problematikë tjetër qëndron fakti se në shtëpinë egzistuese kemi kujtime dhe histori të së kaluarës të cilat nuk ja vlen që t’i humbasim, por në rastet kur ne e rikonstruojmë shtëpinë atëherë ne jetojmë me ato kujtime.
Hapat që kam ndërrmarrë për hulumtimin e shtëpive “G” ishin shqyrtimi i literaturave të ndryshme, informacionet e drejtëpërdrejta nëpërmjet vizitave dhe kontakteve që kam pasur me pronarët e këtyre shtëpive. Arkitektura e këtyre shtëpive bazohet kryesisht në materiale natyrore siç jane: druri, guri, balta e me vonë në vitet e ’70 filluan të kombinoheshin edhe materiale nga betoni. Duke pasur parasysh tipologjinë e materialeve dhe duke analizuar materialet e tjera bashkëkohore jam munduar që të projektoj një shtëpi model të shëndrrimit me intervenime sa më të vogla dhe me rezultatet mjaft të kënaqshme për investitorin si në aspektin ekonomik, atë të ruajtjes së ambientit dhe energjisë.
Si përfundim me këtë projekt kam tendencën që të krijoj një fryme të re të ndërtimit, të stilit modern e bashkëkohor dhe krijimin e një ideje se edhe objektet e së kaluarës pas rikonstruimit mund të ridizajnohen në objekte moderne që plotesojnë kushtet e jetesës ngjajshëm me objektet e kohës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.746
Recommended Citation
Xhelili, Diar, "SHTËPIA “G”" (2019). Theses and Dissertations. 789.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/789