Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Elvida Pallaska

Language

Albania

Abstract

Kosova, për të zhvilluar më tej kapacitetet e saja turistike si sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe social duhet të ruaj, konzervoj dhe promovoj trashëgiminë e saj të pasur natyrore. Në këtë drejtim, krijimi i Muzeut dhe Kopshtit Botanik në Pejë do të mundësonte një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe social dhe do të vendoste qytetin e Pejës në listën e qyteteve me zhvillim të qëndrueshëm, duke zbutur efektet e ndryshimeve klimatike me mundësi të reja të edukimit mjedisor dhe hulumtimit shkencor. Ky projekcion, është përpjekje për të dëshmuar se ndërlidhja e burimeve natyrore, orografike, kushteve klimatike si dhe projekti arkitektonik i dizajnuar synon që përmes të dhënave burimore dhe atyre sekondare i bazuar në konventat dhe traktatet mjedisore ndërkombetare dëshmon që projekcioni i Muzeut dhe Kopshtit Botanik është investim real që mund të realizohet në të ardhmen e afërt. A është qyteti, banorët e Pejës dhe qeveria lokale, të përgatitur dhe të gatshëm për një sfidë të tillë???!!! Mungesa e Muzeut dhe Kopshtit Botanik në Kosovë dhe në rajon është ideja primare që e ka udhëhequr këtë hulumtim, duke qenë në përputhje me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës dhe në funksion të interesit të përgjithshëm publik, zhvillimit të turizmit, rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor. Ndërtimi i hapësirës së Kopshtit Botanik në lokacionin e propozuar me të gjitha objektet përcjellëse të nevojshme për hapësira të tilla do të i ndihmonte Komunës së Pejës dhe qytetarëve të Kosovës për të ndikuar drejtë zhvillimit të eco-turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjes së biodiversitetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.812

Included in

Architecture Commons

Share

COinS