Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Dugagjin Sokoli
Language
Albanian
Abstract
Djegia profesionale (burnout) përcaktohet si “një konstrukt shumë dimensional i përbërë nga lodhja emocionale, depersonalizimi dhe arritjes personale që shfaqet tek njerëzit që punojnë ҁfarëdo pune” (Maslach, 1982). Sipas OBSH simptomat e Burnout janë të tilla si: mungesa e energjisë ose rraskapitje, shtim i izolimit nga puna, ndjenja negativiteti që lidhen me punën dhe ulje efektiviteti profesional.
Synimi kryesor i këtij hulumtimi është që të identifikohet rreziku i djegies profesionale (burnout), me anë të tre komponenteve, të tilla si; lodhje, depersonalizimi dhe arritja personale tek infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Në këtë hulumtim morën pjesë 51 infermierë të QKMF-së në Rahovec, me moshë mesatare 41.31 vjeҁe. Nga numri i përgjithshëm i infermierëve 35.3% prej tyre ishin meshkuj, ndërsa 64.7% ishin femra. Prej të anketuarve 72.5% kishin mbaruar shkollimin e mesëm, 23.5% shkollimin universitar, ndërsa me master ishin 4.0%. Për realizimin e këtij hulumtimi është përdorur pyetësori i vet-administrueshëm i quajtur Maslach Burnout Inventory (C. Maslach, S. Jackson, 1981). Te dhënat janë analizuar me pakon statistikore për shkenca sociale, SPSS, verzioni 21.
Bazuar nga të dhënat deskriptive mund të konkludojmë se infermierët nuk shfaqin simptoma të burnout, nuk kanë humbje të ndjeshmërisë dhe janë të kënaqur me arritjet e tyre personale. Ndërsa me anë të korelacionit kuptojmë se kemi ndërlidhje të moderuar negative në mes të nivelit të shkollimit dhe komponentit të lodhjes (r=-.312*, p=.026). Po ashtu, ndërlidhje e moderuar pozitive është gjetur mes komponentit të lodhjes dhe repartit në të cilin punojnë (r=.284*, p=.044).
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.64
Recommended Citation
Vuqetёrna, Ellsa, "NIVELI I DJEGIES PROFESIONALE (BURNOUT) TE INFERMIERËT E QKMF-SË NË RAHOVEC" (2019). Theses and Dissertations. 78.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/78