Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Dugagjin Sokoli
Language
Albanian
Abstract
Arsimi klinik mund të definohet si akt që ndihmon studentët të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e kërkuara në klinikë, rregullat e praktikës për të përmbushur standardet ashtu siç janë të përcaktuara nga një bord profesional (Rose 2005). Ndërsa perceptimi ndikon në mënyrën se si mendojmë për detyrat që kryejmë dhe si ne ndryshojmë dhe përmirësojmë ato detyra për të kryer një punë (Dewey, 1997).
Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të gjejmë dhe të përshkruajmë perceptimin e absolventëve të fakultetit të infermierisë të kolegjit UBT rreth nivelit të përgaditjes së tyre për tregun e punës. Në këtë hulumtim morën pjesë 71 absolvent të fakultetit të infermierisë në Kolegjin UBT, ku prej tyre 67 ishin femra ndërsa 4 prej tyre ishin meshkuj, të moshës mesatare 22.07 vjeҁ. Të dhënat janë grumbulluar me anë të pyetësorit të vetë-dizajnuar i përshtatur për fushën e infermierisë dhe është lansuar me anë të google forms.
Bazuar nga rezultatet e fituara nga ky hulumtim, absolventët e Fakultetit të Infermierisë të kolegjit UBT kanë njohuri të mjaftueshme për ҁështjet që i trajton fusha e infermierisë. Praktikat e zhvilluara gjatë këtyre tri viteve akademike sipas tyre janë mesatarisht të mjaftueshme. Ndërsa sa i përket perceptimit të tyre se sa ndihen të përgatitur të dalin në treg të punës pasi të diplomojnë shumica e studentëve ndihen të përgatitur mjaftueshëm. Niveli i njohurive teorike për të gjitha çështjet që trajton infermieria ka ndërlidhje me atë se sa ndihen të përgaditur të dalin në treg të punës studentët pas diplomimit (r=.287, p=.015*). Gjithashtu niveli i njohurive teorike për të gjitha çështjet që trajton infermieria dhe fakti se sa kanë qenë të mjaftueshme muajt e zhvilluara praktike gjatë këtyre tre viteve të studimeve ndikojnë atë se sa ndihen të përgaditur p=.000.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.80
Recommended Citation
Vuqetërna, Jona, "PERCEPTIMI I ABSOLVENTËVE TË INFERMIERISË TË KOLEGJIT UBT PËR KOMPETENCAT E TYRE PËR TREGUN E PUNËS" (2019). Theses and Dissertations. 90.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/90