Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Infarkti i miokardit është një sëmundje kërcënuese për jetën që ndikon në dimensionet fizike, psikologjike dhe sociale të individit. Mënyra e gabuar e jetesës është një nga shkaqet e kësaj sëmundje. Hartimi dhe implementimi i protokollit të ndërhyrjeve infermierore për pacientët me Infarkt Akut të Miokardit mund të jetë një nga hapat e rëndësishëm dhe thelbësor në përmirësimin e rezultateve të pacientëve me Infarkt të Miokardit.Modeli i kujdesit në Njësisë Koronare ka ndryshuar, lirimi i hershëm nga spitali është një kërkesë e rëndësishme. Hulumtimi ka treguar se menaxhimi i pacientëve me infarkt akut të miokardit, duke aplikuar procedurat sipas procesit infermieror, kontribuon shumë që pacientët të mundë të përballen me problemet gjatë fazës akute të sëmundjes dhe në të ardhmen pacientët janë në gjendje të përballojnë masat që duhet të ndërmarrin për të rregulluar mënyrën e jetesës së tyre.Ky studim rasti synon që nëpërmes të një studim rasti të prezantohen karakteristikat e procesit infermieror te pacientët me infarkt akut të miokardit. Kujdesi infermieror për këtë pacient filloi me historinë e sëmundjes dhe ekzaminimin fizik. Ky vlerësim ishte i nevojshëm për të hartuar një plan të kujdesit infermieror.Në këtë studim është parë se roli i infermierëve është posaçërisht i rëndësishëm në menaxhimin e dhimbjes dhe largimin e ankthit tek pacientët me infarkt akut të miokardit.Studimi ka treguar se kujdesi infermieror, për pacientët me infarkt akut të miokardit, është tejet i rëndësishëm si në menaxhimin terapeutik dhe në monitorimin e shenjave vitale, po ashtu edhe në edukimin e pacientëve dhe familjarëve të tyre lidhur me vazhdimin e trajtimit gjatë dhe pas daljes nga spitali. Nga ky studim rasti ne rekomandojmë që mënyra e aplikimit të procesit infermieror nga ky studim, mund të përdoren në praktikën infermierore në sektorët e kujdesit shëndetësor për tu ofruar trajtim të duhur pacientëve me infarkt akut të miokardit dhe gjithashtu mund të shërbej për edukim në kujdesin shëndetësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.75
Recommended Citation
Kërleshi, Hana, "KUJDESI INFERMIEROR TEPACIENTËT ME INFARKT AKUT TË MIOKARDIT" (2019). Theses and Dissertations. 80.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/80