Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arnisa Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Dinamizmi i botës çdo ditë po rritet, duke ndryshuar mënyren e jetesës. Kjo është pjesë e evolucionit tonë, mirepo nuk do të thotë se duhet të harrojmë të kaluarën tone, ndërtesat e artefaktet e vjetra duhet të kujdesemi që ti kemi në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme. Problemet ne Kosovë ne aspektin e trashëgimisë kulturore lidhen më së shumti me mungesen e fondeve për restaurimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në mbrojtje. Për më tepër, problem i dukshëm edhe shkatërrimi i ndërtesave në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Projekti i kullës së Ministerit është studiuar fillimisht me analizimin e gjendjes ekzistuese permes obzervimit, inqizimit dhe valorizimit te objektit, studimit dhe evaluimit të gjendjes arkitektonike dhe strukturore si dhe vleresimit historik bazë të studimeve krahasuse dhe hulumtimit arkivor. Analizat e siperpermendura kanë formuar idene dhe filozofinë e intervenimit duke e ruajtur dhe rikthyer origjinalitetin dhe ruajtjen kujtesen kolektive të qytetit për këtë kullë. Gjatë analizave të lokacionit është kuptuar që shkollës “Smajl Hajdari” afër lokacionit, i mungojnë kabinetet teknologjike, element ky që ka formuar vizionin për revitalizimin ne këtë monument. Prandaj, funksioni i kullës gjatë ditës do të jetë në shërbim të shkollës si hapësirë për kabinete teknologjike ndërsa pas përfundimit të mësimit do të jetë një akademi/klub i ESPORT(akademi/klub e videolojërave) që në shumë vende te botes është pjesë e aktiviteteve pas-shkollore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.722
Recommended Citation
Kërnja, Art, "RESTAURIMI I KULLËS SË MINISTERIT" (2019). Theses and Dissertations. 813.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/813