Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Duke e ditur faktin që Kosova kaloi në një situatë të vështirë ekonomike, megjithkëtë ajo u bë anëtare e CEFTA-s, dhe rezultativisht prodhuesit vendas mund të eksportojnë mallrat e tyre, të përfitojnë nga tregtia e lirë, të tërheqin investitorë të huaj, dhe gjithashtu, ky moment u pa si një mundësi për integrim në Bashkimin Evropian(BE). Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ndërsa pritjet ishin optimiste për zhvillimin ekonomik, ajo asnjëherë nuk u zbatua në plotëninë e saj. Kosova, në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore, të cilat janë, gjithashtu, anëtare të kësaj marrëveshjeje, është diskriminuar në aspektin e eksportit të produkteve vendore dhe numri i investitorëve të huaj është zvogëluar. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e kësaj marrëveshje në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për të analizuar treguesit makroekonomikë të prekur nga kjo marrëveshje, janë përdorur metoda analitike dhe intervistat janë kryer me një prodhues vendor, si dhe me një ekspert ekonomik. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se marrëveshja e CEFTA -s e vitit 2006 nuk kishte ndikimin e pritshëm pozitiv në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1828

Included in

Business Commons

Share

COinS