Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Të sfiduara nga problemet globale, si migrimet fshat-qytet, ndryshimet klimatike etj, e edhe ato lokale të mos vazhdimsisë dhe keq menaxhimit social e urban, shumë nga qytetet Ballkanike e kanë gjetur veten të pa pregatitura për të adresuar këto probleme. Si rrjedhojë, hapësirat në të cilat jetojmë sot i kemi ngulfatur nga elemente të shumta dhe ndërtime të pa planifikuara, pa i ndjekur normativat dhe pa analizuar mundësite që krijon gjendja ekzistuese. Qyteti i Tetovës është poashtu një nga këto qytete. Për pasojë në qytet janë projektuar hapësira me mungesë të ndriqimit, janë projektuar blloqe urbane me mungesë të hapësirave publike dhe të gjelbërta etj, elemente këto që kanë ndikim të drejteperdrejtë në shëndetin dhe mirëqenjen fizike e mendore të banorëve. Zonat urbane sot po zhvillohen me shpejtësi të madhe dhe popullsia po zhvendoset në këto zona duke braktisur zonat rurale, me qëllim që të jenë më afër mundësive socio-ekonomike që i mundëson jeta urbane. Zhvillimi i teknologjisë po ndikon në krijimin e një jete dinamike dhe po ky zhvillim i hovshëm teknologjik po ndikon në arkitekturë, në ndërtim dhe zhvillim të shpejtë. Ne sot po ballafaqohemi me problemet që solli industrializimi: migrimi i popullatës në zonat urbane, koncentrimi i numrit të banorëve ne 1m2, mungesa e sipërfaqes për ndërtim, ekonomizimi i ndërtimit, format e reja të intervenimeve urbane, të gjitha këto çojnë që shtëpitë individuale të humbin sipërfaqen në përdhesë, të afrohen njëra me tjetrën duke krijuar një tipologji të re të banimit, kryesisht i koncentruar në horizontalitet.1 Prandaj është me rëndësi të trajtohen problemaika të tilla sfiduese ku kemi mungesë të sipërfaqes për ndërtim, dhe koncentrim të numrit të banorëve për meter katrorë. Këto probleme më kanë motivuar që të zgjedh një lokacion të ngusht dhe të gjatë, i cili në ballet e ngushta është i lirë për ndriqim dhe në anët gjatësore është i bllokuar, i ngjitur me objektet fqinje kryesisht të ngritura në lartësin P+2, poashtu kushti që parcela të shfrytezohet vetëm 50% për ndërtim është një sfidë në vetvete. Andaj kam hulumtuar rreth tipologjive të tilla të banimit të cilat filluan të zhvillohen prej periudhes së modernizmit nga arkitektët si Le Corbusier, Walter Gropius, Mies van der Rohe, Adolf Loos, Tadao Ando, etj… Thjeshtësia, pastërtia dhe qartësia në formë, drita natyrale, numri i paktë i elementeve dhe ngjyra e bardhë e mureve bëjn që hapësirat e ngushta të duken të mëdha. dhe krijojnë poetikë në arkitekturë (minimalizëm).

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.729

Included in

Architecture Commons

Share

COinS