Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Mimoza Sylejmani

Language

Albania

Abstract

Marrë parasysh resurset e turizmit në Kosovë dhe nevojën për hotele të kompletuara për turistë kam përzgjedhur të punoj si temë diplome një hotel malor që përmbush gjithashtu kërkesat për investitorë të huaj meqë lokacioni i projektit është parku i biznesit në komunën e Prizrenit. “Ne të gjithë jemi vizitor në këtë moment dhe në këtë vend. Ne të gjithë jemi këtu vetëm kalimthi. Ne kemi ardhur që të observojmë, të mësojmë, të rritemi e pastaj të kthehemi në shtëpi”. Kjo është një thënie australiane që mund të definojë funksionin e një hoteli ose të përdoret si moto për ndërtesat hoteliere. Ndërthurja e pushimit me punën si dhe argëtimin dhe turizmin janë elemente të cilat jam munduar t’i përfshij në përmbajtjen e projektit të hotelit. Faktorët që ndikojnë në ndjenjën e kënaqësisë së mysafirëve quhen atribute të hotelit. Ky hotel është zgjedhja e duhur për vizitorët të cilët kërkojnë një kombinim të bukurisë së arkitekturës, paqes dhe qetësisë, si dhe ka pozitë të përshtatshme për të eksploruar Prizrenin dhe malet e sharrit. Rëndësia e këtij projekti ka të bëjë me promovimin e arkitekturës moderne si dhe unifikimin e saj me arkiteturën tradicionale në Prizren, pastaj shprehja e kualitetit të hotelit, duke ndërthurur nevojat turistike dhe afariste të maleve të sharrit dhe parkut të biznesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.769

Included in

Architecture Commons

Share

COinS