Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Në kuptimin etimologjik fjala Vilë rrjedh nga Italishtja villa, respektivisht nga Latinishtja villae = shtepi rurale/ fshati e percjellë me ndërtesa ferme. Kuptimi, definimi dhe konceptimi i Vilës si objekt dhe entitet gjeografik është zhvilluar dhe ka ndryshuar në kohë dhe hapësirë: - (veçanërisht në Evropën kontinentale) Një rezidencë/ shtëpi fshati e madhe dhe luksoze - Një shtëpi e madhe fshati e epokës Romake, që posedon pronë dhe përbëhet nga ferma dhe ndërtesat e banimit të kompozuara rreth një oborri të brendshëm. Në epokën Romake, vila ishte shtëpi fshati e shtresës së lart të shoqërisë, mirëpo qysh prej origjinës së saj si vilë Romake, ideja dhe funksioni i një vile ka evoluar dhe ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. - Një shtëpi e pavarur apo gjysmë e pavarur në një krahinë banimi, veçanërisht e stilit Viktorian apo Eduardian. - Fillimisht e koncipuar si shtëpi fshati apo fermë Romake, termi 'vilë' u ripërtëri në Angli në shek. XVIII ndër influencën e Palladios dhe si term u përdor për shtëpitë më të vogla dhe kompakte të fshatit. Më vonë në shek. XIX u përdor për të përshkruar çdo shtëpi suburbane. - Në të folurën moderne, termi “vila” mund t'i referohet rezidencave / shtëpive të tipeve dhe madhësive të ndryshme, të rangut të vilave dyshe suburbane “gjysme të pavarura” dhe rezidencave në kontekstin urban. Sot, ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Për më tepër kërkesat për vila dhe rezidenca kanë marshuar drejtë sferës së dimensionit psikologjik dhe kulturor. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale për banim dhe më të përshtatshme duke përdorur gjuhën më natyrale dhe më të pastër të dizajnit, duke u dhëne atyre një shpjegim të kapshëm dhe të gjallëruar të konceptit të dizajnit arkitektonik në faktin se ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve.(1)

Për ta realizuar projektin në fjalë kam shfrytëzuar literaturë ndërkombëtare, përmes së cilës jam informuar më në detaje rreth vilave në përgjithësi dhe atyre të vilave te banimit në veçanti, kam vizituar gjithashtu disa vila, kam shikuar filma dhe dokumentarë nga të cilët jam rritur në aspektin profesional, bazuar në njohuritë e marra kryesisht rreth historikut të vilave, gjegjësisht, evoluimit të tyre ndër vite.

Kam shfrytëzuar programet kompjuterike, si “Photoshop” për analiza dhe editim të projektit, “Archicad” për projektimin e objektit, “3DsMax” për vizualizimin e enterierit, “Lumion” për vizualizimin e eksterierit.

Duke u bazuar në punën dhe përkushtimin tim rreth këtij punimi, shpresoj që kam arritur që projekti im të konsiderohet i suksesshëm dhe të gjejë zbatimin e duhur.

Si tërësi projekti ka rezultuar nga hulumtimet e bëra për vilat në vende të ndryshme, pastaj duke përfshirë edhe analizat e gjendjes aktuale të lokacionit dhe më e rëndësishmja duke u bazuar në standardet për projektimin e vilave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.799

Included in

Architecture Commons

Share

COinS