Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Imeri Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Ambientet në të cilat operojnë bizneset në ditët e sotme, njihen të jenë shumë rigoroze në aspektin e dinamikës dhe ndryshueshmërisë së shpejtë të faktorëve ndikues e vartës për firmat. Kjo zvogëlonë vazhdimisht hapësirën e komoditetit të operimit të bizneseve, dhe në anën tjetër tregu imponon fleksibilitet më të madh për organizatat biznesore. Këto kaose krijojnë klima për vendimmarrje të nxituara dhe joefiçiente nga menaxherët, që jo rrallë herë i shpien drejt kostove e dështimeve. Mjediset si këto, janë pengesa permanente edhe për strukturën më të thjeshtë organizative, e kur është fjala për korporata, bëhen analiza të hollësishme në këtë pjesë. Shoqëritë aksionare shquhen për kompleksitetin organizativ dhe kjo i ndihmon tiparit e të mos qenurit fleksibil karshi kushteve të tregut. Lehtësinë e përshtatjes së dinamikave e pengojnë edhe më shumë hapësirat kaotike, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre këto lloje të bizneseve. Andaj, këtë nevojë kaq të rëndësishme për mbijetesën e firmave, e plotësojnë letrat me vlerë si mjete kryesorë që përdorin firmat dhe investitorët për të plotësuar qëllimet e tyre fundamentale, si: rritje e fitimit, zgjerim i kompanisë, shtimi i të ardhurave personale etj. Analizat bëhen në kontektsin e kthimeve që japin disa kompani të njohura, si: Nike, Microsoft dhe McDonald. Flitet për indeksin botëror Dow Jones, si listues kryesor i tridhjetë (30) kompanive më të njohura në botë të cilat kanë arritur të gjejnë mënyrat e përballimit të sfidave që sjellë fenomeni i ekonomisë së tregut, e për këtë shkak përkufizohen ndër më të suksesshmet në ato industri.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1891
Recommended Citation
Salihu, Vjosa, "LLOJET E LETRAVE ME VLERË DHE INDEKSET BURSIERE" (2019). Theses and Dissertations. 1848.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1848