Date of Award
Spring 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Papunësia në terma të literaturës ekonomike gjithmonë i referohet problemit më të madh makroekonomik me të cilin përballet një vend. Kjo sfidë bartë në vete edhe kosto të shumëta të karakterit ekonomik e social për një shoqeri, nga ku mund të derivojnë pastaj edhe probleme të natyrave të tjera, andaj përkushtimi dhe qasja profesionale për ta trajtuar një tematikë të tillë në kuadër të këtij punimi ka qenë një shtytje shtesë. Nga hulumtimet e ndryshme në vend por edhe në arenën ndërkombëtate konstatohet se burim i një problematike të tillë (papunësisë) mund të jetë i ndryshëm dhe shumëllojshëm varësisht nga konteksti i vendit në fjalë. Në Kosovë, kjo fushë ka hendek në dy segmente kyqe ku vazhdimisht duhet reformim dhe zhvillim. E para, ka të bëjë me cilësinë e Aftësimit Profesional dhe e dyta me përshtatjen e sistemit të AP me nevojat që ka tregu i punës. Përmbledhja e literaturës dhe një pune sistematike, profesionale e shkencore do të arrijë që ky punim t’i shërbej kësaj tematike në veqanti por edhe institucioneve përkatëse që mirren me këtë qështje në përgjithësi, sidomos niveleve të politik-bërjes për hartim të programeve kornizave dhe standareve të profesionit sipas reflektimit nga nevojat e paraqitura në teren (tregun e punës) por edhe në funksion të organeve publike implementuesëve siç është Zyra e Punësimit në Mitrovicë dhe akterët e tjerë lokal nga ku do të arrihen edhe rezultatet e prekshme nga iniciativat konkrete. Qasja tjetër e përdorur për vënjen në pah të nevojave dhe rezultateve është përmes analizës, hulumtimit dhe anketimeve të cilat do të përmbledhin të gjithë strukturën e nevojshme për ndërtimin kronologjik të temës dhe do ta bëjnë të aplikueshme të qasshme dhe koherente për fushën e edukimit profesional dhe ndërlidhjen sa më të mirë me tregun e punë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2794
Recommended Citation
Salihu, Besmir, "NDËRLIDHJA NË MES TË EDUKIMIT PROFESIONAL DHE TREGUT TË PUNËS: RASTI I KOMUNËS SË MITROVICËS" (2019). Theses and Dissertations. 2295.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2295