Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Projektimi i çerdhes për fëmijë me Qëndrim të Përkohshëm. Ky punim diplome si fillim ka për qëllim përmbushjen e kërkesave të fëmijëve në nivel më të avancuar. Projekti është bazuar në studimet e fundit të përceptimit të hapësirave marrë parasysh psikologjinë e tyre. Kjo temë është përzgjedhur me qëllim të krijimit të një objekti gjithëpërfshirës në të gjitha aspektet e nevojshme për fëmijë meqenëse personaliteti i njeriut krijohet qysh në fëmijëri dhe e shoh më se të domosdoshme hapësirën në të cilën ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës të jetë e sigurt dhe t’u mundësojë atyre të shprehin imagjinatën lirshëm. Fundja ajo do të jetë prodhim i të ardhmes së tyre. Objekti është i ndarë në dy pjesë pasi që ata i përkasin grupmoshave të ndryshme rrjedhimisht edhe ndajnë interesa të ndryshme. Lokacioni gjendet në Hajvali, lagje në të cilën ka mungesë të një objekti të tillë, e që ekziston poashtu në planin rregullues një objekt i tillë. Ky lokacion ka terren relativisht të rrafshtë dhe është i rrethuar kryesisht me objekte të banimit individual. Objekti është i ngritur në 30 (tridhjetë) cm lartësi, përmban poashtu rampa të cilat janë të sigurta meqenëse lartësia nuk është shumë e madhe, pra qasja në objekt është mundësuar e lehtë duke përfshirë të gjithë ata që kanë qasje në të. Parteri i objektit është trajtuar si një park i vogël i cili do të përfshijë aktivitete agrikulturore. Në kuadër të objekteve është paramenduar edhe serra e cila do të përfshijë aktivitete të gjelbra gjatë stinës së dimrit. Është përdorur poashtu kulmi i gjelbërt në njërin nga objektet me qëllim të krijimit të dominimit të hapësirave të gjelbra dhe qarkullimit më të lirshëm të fëmijëve. Brenda objektit për dallim nga objektet tjera secili përmban ndihmën e parë në raste lëndimi, psikologun i cili përcjell gjendjen emocionale të tyre si dhe pjesën kryesore që është “Qëndrimi i përkohshëm” i cili mundëson qëndrim më shumë se një ditor në raste udhëtimi, punë në orar të natës apo edhe në raste emergjente kur prindërit nuk kanë mundësi për një kohë të caktuar të përkujdesen për fëmijët e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.788

Included in

Architecture Commons

Share

COinS