Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerim Zylfiu

Language

Albanian

Abstract

Një nga problemet më akute në botën e biznes marketingut të produkteve nëpërmjet thirjeve telefonike paraqitet menagjimi efiaks i tyre. Në shumicën e rasteve përdorin exel për të ruajtur të dhënat e klientëve. Bazuar në këtë fakt, sisteme të vogëla softuerike janë zhvilluar në përputhje me kërkesën në rritje nga bizneset. Këto platforma softuerike kanë disa probleme kryesisht në aspektin e menagjimit të kohës, menagjimin e resurseve brenda kompanis si dhe çmimet e larta. Kjo shkakton kosto të mëdha e produktivitet të ulët, në disa raste humbjen e terminit pasi që personi i caktuar nuk informohet në kohë edhe pse të njëjtat të dhëna gjinden në sistem duke pasur parasysh që ruhen vazhdimisht.

Sistemi për menagjimin e termineve adreson këtë problem duke shpërndarë terminet për personat përgjegjës e në të njëjtën kohë duke përdorur Google Calendar të dhënat për datën dhe kohën dërgohen në gmail përkatës të personit përgjegjës, së bashku me adresën e saktë të klientit. Kjo arrihet duke i plotësuar fushat e nevojshme me të dhënat përkatëse, varësisht nga klientët që kanë kominikuar. Kjo i mundëson sistemit të përballet me ndryshimet eventuale ku klienti ndryshon informacionet e më parshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1728

Share

COinS