Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albania

Abstract

Kultura është pjesë thelbësore e shoqërisë. Luan rol të rëndësishëm dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlerat brenda një komuniteti.

Në një periudhë ku ngarkesat, stresi dhe “veset” negative të shoqërisë si: pabarazia, problemet e përbashkëta sociale që na bëjnë të ballafaqohemi çdo ditë, mënyra më e mire për t’u arratisur nga jeta bashkëkohore dhe për të gjeneruar pozitivitet është përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Mungesa e hapësirave të tilla, që bëjnë promovimin dhe pasqyrimin e artit dhe kulturës, nuk duhet të ndjehet në shoqëri.

Mirëpo, mungesë e tillë ndjehet edhe në qytetin tim. Mungesë të hapësirave dedikuar kulturës si: Teatri dhe Galeri e Artit të mirëfilltë në Gjilan gjithmonë ka qenë e dukshme, prandaj kam zgjedhur trajtimin dhe punimin e kësaj teme.

Kam trajtuar krijimin e një Qendre Kulturore, ku do t’i ofroj banorëve të qytetit tim dhe zonës një sërë eksperimentesh kulturore dhe artistike. Përveç tjerash duke krijuar një qendër edukimi, kulture, qendër mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse të komunitetit.

Një hapësirë ftuese për të gjithë, në një udhëtim ku promovohet dhe absorbohet arti.

Kjo Qendër Kulturore përbëhet nga Teatri i Dramës me kapacitet prej 440 shikuesve, Galeri Arti, hapësira me mundësi shfrytëzimi multifunksional si dhe parkingu nëntokësor. Që do t’u mundësonte ofrimin e shfaqjeve të ndryshme si: shfaqje teatrale, ekspozita arti, bibliotekë, hapësira të dedikuara për mbledhje të banorëve duke ofruar ligjërata me tema të ndryshme, hapësira me mundësi shfrytëzimi multifunksional si klasa baleti, pikture, fotografie etj.

Qëllimi im i përfshirjes të të gjitha këtyre hapësirave dhe aktiviteteve në një projekt ka qenë krijimi i një “shtëpie” zbavitëse dhe frymëzuese për të gjitha moshat.

I tërë projekti përbëhet nga dy pjesë, tekstuale dhe ajo grafike, ku do paraqes zgjidhjen dhe përmbushjen e nevojave të një shoqërie që u mungon e gjitha kjo që u përmend.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.767

Included in

Architecture Commons

Share

COinS