Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë do të flasim për materialet hidroizoluese, në veçanti për llojet dhe karakteristikat e materialeve hidroizoluese me bazë polimere dhe të dhënat për materialet hidroizoluese. Janë përshkruar llojet dhe karakteristikat e materialeve si fizikia ndërtimore, rezistenca ndaj zjarrit, membrana hidroizoluese PVC, drenazhimi sipërfaqësor.
Një nga aplikimet më të rëndësishme në një ndërtim është hidroizolimi. Hidroizolimi përmirëson qëndrueshmërinë e shumë sipërfaqeve të ndryshme në ndërtim. Për më tepër, materialet hidroizoluese duhet të aplikohen në mënyrë që të sigurohet komoditeti i shtëpisë ose zyrës që do të përdoret pasi të përfundojë ndërtimi.
Hidroizolimi në ndërtesa është formimi i një pengese të padepërtueshme në sipërfaqet e themeleve, çative, mureve dhe elementeve të tjerë strukturorë për të parandaluar kalimin e ujit nga këto sipërfaqe. Sipërfaqet e ndërtimit janë të qëndrueshme ndaj ujit dhe nganjëherë të papërshkueshëm nga uji.
Me fjalë të tjera, hidroizolimi është një masë mbrojtëse që e bën një rezistent ndaj ujit sipërfaqësor ose parandalon depërtimin e padëshiruar të lëngjeve nën forca të tjera të jashtme, siç janë presioni hidrostatik dhe kapilar, eshtë një proces që lejon instalimin e një sistemi të vazhdueshëm me aplikimin e membranave elastike dhe të qëndrueshme. Është një teknikë e përdorur në industrinë e ndërtimit dhe të projektimit për të zvogëluar efektin e depërtimit të lëngjeve në sisteme. Izolimi rrit qëndrueshmërinë e sipërfaqeve të betonit në një ndërtesë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.440
Recommended Citation
Sadiku, Arian, "MATERIALET HIDROIZOLUESE" (2019). Theses and Dissertations. 465.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/465