Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Ajhan Bajmaku
Language
Albanian
Abstract
Muzeu, si objekt kulti dhe reprezentues social, meriton të trajtohet e të kultivohen hapësira të dedikuara për të çdo herë. Në lokalitetet tona, përveq që këto godina nuk janë ikonike sa i përket dukjes, dhe ka mungesë të hapësirave të dedikuara apo të ndërtuara enkas me këtë karakter, por në këtë rast edhe unë po kerkoja një shembull të një objekti egzistues, që sipas mendimit tim, më së shumti i përafrohet konceptit dhe karakterit te objektit “Muze”, duke qenë se fasada dhe organizimi brenda, së bashku me karakteristikat e ndriqimit dhe pozita urbane e objektit e cila është leht e aksesueshme nga të gjitha vendet, i kam parë si përparësi që korrespodojnë shumë me karakteristikat e objekteve ‘muze’ të Periudhës Bashkohore (Stilit Brutalist) të ndërtuara nëpër botë. Qëllimi i këtij hulumtimi është krijimi i më shumë zonave me tematikë kulturo-edukative, e sidomos përhapja e tyre jo vetëm në hapësira urbane, por edhe ne fshatra, si lokalitete më pak te frekuentuara dhe si komunitet social më pak të inkuadruar në aktivitetet artistike, si dhe rigjallerimi i objekteve të braktisura pas luftës së fundit në vendin tonë. Duke i dhënë jetë një objekti , i cili momentalisht më shumë i përngjan një rrënoje të braktisur, bëhet edhe ringjallja e një hapësire që do te ndikojë pozitivisht në rrethin shoqërorë, jo vetem të vendbanimit , por mbarekombëtarë, duke ngritur vetëdijen kulturore, duke i parë, duke i prekur dhe bashkëjetuar me to. Pas hulumtimit në teren, për percaktimin e objektit adekuat, është bërë trajtimi i tij në tre faza: -Analiza e gjendjes egzistuese, ku kemi analizuar atë prej dy perspektivave të ndryshme, njera është nga ajo urbane, marrëdhëniet midis muzeut dhe qytetit dhe shoqërisë së tij dhe nga ana tjetër, natyrisht që është më shumë pikëpamje tipologjike, organizimi i hapësirave dhe përdorimi i tyre dhe potenciali. -Projekti i Demolimit të disa elementeve -Projekti idor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.948
Recommended Citation
Sadiki Xhota, Sanelina, "MUZEU KONTEMPORAN" (2019). Theses and Dissertations. 1077.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1077