Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Ndikimi marketingut në rritjen e shitjeve dhe funksionimin më efektiv të ndërmarrjeve po vërehet pothuajse në secilen sferë të jetës. Marketingu tani nuk është i kufizuar vetëm në sistetim tradicional të marketingut mirëpo tani është më gjithëpërfshirës duke involvuar metodat më të avasuara teknologjike.
Marketingu është një ndër elementet kryesore i cili është determinues për të ardhmen, me anë të marketingut ndërmarrjet mund ti japin një formë të ardhmës e jo ta pranojnë atë pa kushte.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të shpjegojë rëndësinë dhe rolin e marketingut për zhvillimin e ndërmarrjeve si dhe atë se sa janë të gatshëm ndërmarrjet të investojnë në këtë fushë, dhe a e shohin si element të rëndësishëm të një vazhdimësie të suksesshme.
Me anë të këtij hulumtimi është arritur të kuptohet se marketingu luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin më të shpejtë të ndërmarrjeve, duke ndikuar që biznesi të ketë rezultate të dëshiruara, për shkak se me anë të marketingut ndërmarrjet mund të targetojnë më shpejt cakun se ku dëshirojnë të arrijne, si dhe ta gjejnë mënyrën më efikase.
Ky studim përdor metoda të hulumtimit kualitative dhe kuantitative. Hulumtimi kualitativ është bërë duke mbledhur të dhëna sekondare nga literature në internet ndërsa hulumtimi kuantitativ është bërë më anë të pyetësorit i cili është realizuar.
Për këtë studim është hartuar një pyetësor i cili është shpërndarë në qytetin e Ferizajt prej nga jan mbledhur të dhëna nga gjithsej 150 respondentë, dhe janë përdorur për qëllim të analizës. Të dhënat janë paraqitur përmes grafikëve, duke arritur që të bëhet analiza e variablave.
Në përfundim nga rezultatet e marra, është mundësuar që të nxirren përfundime dhe disa rekomandime për studiuesit e ardhshëm të kësaj fushe.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1885
Recommended Citation
Rushiti, Shkëlqim, "ROLI MARKETINGUT NË NDËRMARRJE" (2019). Theses and Dissertations. 1823.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1823