Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Safete Veliu

Language

Albania

Abstract

Urbanizimi është një proces global i pandalshëm dhe i pakthyeshëm. Aktualisht rreth 55% e popullësisë botërore jetojnë në qytete, ndërsa kjo shifër dita ditës rritet. Urbanizimi është mjaft rapid dhe ndikon në mjedisin natyror ngase vazhdimisht po rritet kërkesa për ushqim, banim, punë, transport dhe rekreim.

Njëri nga problemet kryesore është transporti. Ekziston koncensus se zgjidhja më e mirë është zhvillimi i transportit të qëndrueshëm, që nënkupton plotësimin e nevojave për transport me sa më pak impakt në mjedisin natyror. Transporti i qëndrueshëm prioritet i jep ecjes, çiklizmit dhe transportit publik para transportit individual.

Mitrovica si gjithë qytetet tjera ka nevojë për zhvillim të transportit të qëndrueshëm. Aktualisht metoda më e shfrytëzuar e transportit është transporti individual. Ecja dhe çiklizmi nuk promovohen, ndërsa transporti publik (urban , ndëruban dhe ndërkombëtar) nuk funksionon në mënyrë të mirëfilltë.

Synimi i kësaj teme është propozimi i terminalit të ri multifunksional të autobusëve, si përpjekje drejt zhvillimit të transportit të qëndrueshëm në qytetin e Mitrovicës. Terminali i ri ka synim primar që të nxisë qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik para atij individual ndërsa përmes integrimit të funksioneve të ndryshme, qendrës tregtare dhe hapësirave publike, ka për synim të plotësojë nevojat e qytetarëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.783

Included in

Architecture Commons

Share

COinS