Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Safete Veliu

Language

Albania

Abstract

Turizmi, ështe njëra ndër veprimtaritë më të zhvilluara në rrafshin e Dukagjinit, e sidomos në Komunën e Pejës. Ajo është mjaft e pasur me bukuri të shumta, në do anë të saj, si bjeshkët, të njohura si Alpet Shqipëtare me rrjedhat e lumenjëve të saj, Drinin e Bardhë, që buron në malin e Rusolisë dhe Lumbardhin, i cili buron në bjeshkët e Moknës, dhe kalon edhe në qytetin e Pejës, pra e bashkon dhe ndanë atë njëkohësisht me freskinë që sjellë.

Synimi i kësaj teme, është të krijohët një vendqendrim i përkohshëm, për turistet vendorë dhe të huaj, një Hotel Malor, i cili gjendët në afërsi si të qendrës së qytetit, por natyrisht edhe pikave kryesore të turizmit, që tanimë janë më të qasshme përmes rrugës së re, e cila e kalon bjeshken e Peklenes, dhe lidhë zonën urbane, me bjeshkët e Rugovës, dhe shkurton shumë kohën e udhëtimit.

Një hotel i cili jap arsye për t’u vizituar gjatë gjithë vitit, përmes hapësirave të cilat përfshihen në hotel, por që ka një veҫanti, dhe dallim nga hotelet tjera, ështe se përveҫ dhomave dhe suitave, keni mundësin edhe të vendoseni si banorë, rezident apo të përkohshem, përmes marrjës së një apartamenti me qera, i cili do të shërbejë si hapësirë private, dhe nuk do të jetë pjesë e hapësirave nën shërbimin e hotelit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.813

Included in

Architecture Commons

Share

COinS