Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Konceptualizimi apo shtrirja në hapsirë dhe kohë i rregullimit ekonomik të nje vendi përmesë të hyrave qe akumulon ka qenë dhe mbetët sfida me e madhe e demokracisë moderne. Baza e mbledhejs se të hyrave nga nje vend nuk është proces që ka lindur me shtetin modern andaj mbjedhja e tyre është po aq e vjetër sa vetë ekzistenca e shoqerive te para. Andaj leht mund të themi se menagjimi i parasë publike daton shumë herët ne rregullimet e para shoqerore.
Punimi ne fjalë është shtrirje mbi po ketë efekt të të hyrave publike ne rregulimin shoqeror te një vendi. Këto të hyra janë të shprehura kryesisht ne dy forma kryesore :Taksa dhe Tatime. Qellimi kryesor i punimit është që të fokusohet ne motorin kryesor të akomulimit të të hyrave, ne ketë rast Taksave, si dhe diferencimit të tyre ne raport me Tatimet si metodë e dytë e mbledhjes se të hyrave.
Fillimisht punimi në fjalë shtjellon konceptin dhe rëndesinë e financave publike dhe shpenzimeve publike duke e konsideruara si pararëndës të shtjellimit të taksavë si njëra nga nga metodat e zhvillimit të politikave fiskale në një shtet. Shtuar kësaj punimi shtjellon tiparet kryesore të Taksave, qëllimet e tyre si dhe metodat që qojnë në akumilim te tyre ne shoqeritë moderne. Të hyrat ne ketë punim janë shfrytzuar përmes mbledhjes se të dhënave tekstuale nga burimet e studimeve te publikuara. Është e rëndësishme të thuhet se studimi mbi rëndësinë dhe konceptin e Taskave si instrument ka për qellim të thjeshtësojë gjithë ketë motor te funksionimit te parasë publike ne rezultate te prekëshme që të shihet vitaliteti dhe patjetërsimi i rendësisë se te hyrave publike përmes taksave . Shtuar kesaj nje përmbledhje do të ketë edhe sistemi i taksimit ne Kosovë si shoqeri e re dhe rendesinë e tyre ne zhvillimin e vendit .Ne fund tëndenca është qe të kemi ni fotografi te qartë se ç´farë formule është koncepti i te hyrave publike përmes taksimit dhe të shihet se ç´farë barriere mund të ketë nje shoqeri moderne pa sistem efikas të mbledhjes se kësaj forme te të hyrave dhe si shfaqet kjo krahas rregullimit ekonomik qe ka.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1827
Recommended Citation
Hetemi, Arbnora, "TAKSAT" (2019). Theses and Dissertations. 1719.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1719