Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Krenare Pireva

Language

Albanian

Abstract

Involvimi i teknologjisë po bëhet një komponentë thelbësore e klasës moderne dhe studentët kanë nevojë për mjete të tilla për të rritur interaktivitetin dhe të nxënit e tyre. Student Response Systems apo SRS, kujdesen pikërisht për këtë nevojë dhe përfaqësojnë disa nga teknologjitë më të mira dhe më të reja të arsimit që gjenden sot. Student Response System lejon mësimdhënësit të parashtrojnë pyetje ose të trajtojnë një problem në klasë, ku përmes tyre studentët japin përgjigjet e tyre në një pajisje dhe menjëherë grumbullohen përgjigjet e tyre për mësimdhënësin. Kjo ofron një mbështetje për procesin mësimor, duke marrë parasyshë që mësimdhënësi mund të trajton të njëjtën temë, nëse rezultatet e studentëve janë të pakënaqura. Qëllimii temës “Analiza e “Student Response System-SRS” dhe impakti i tyre në ngritjen e ndërveprimit brenda klasës” është shqyrtimi dhe analiza e alternativave teknologjike (SRS-sistemeve) që do të ndihmonin në ngritjen e interaktivitetit në mes mësimdhënësit dhe studentëve në procesin mësimor dhe të analizojë disa X-sisteme që përdoren brenda klasës dhe që ndikojnë në favor të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Pavarësisht se SRS sistemet po bëhen gjithmonë e më të pëlqyeshme dhe po përdoren në procesin mësimor dhe ndihmojnë në rritjen e interaktivitetit, pjesëmarrjes, angazhimit, performancës në mësim etj, avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme diskutohen të cilat janë studiuar dhe evidentuar nga hulumtime të ndryshme për të dhënë një pasqyrë sa më reale rreth përdorimit të tyre. Po ashtu janë analizuar dhe krahasuar katër SRS sisteme duke treguar edhe mënyrën e punës dhe anën teknike të tyre. Për të matur interaktivitetin dhe performancën e studentëve në mësim një eksperiment është realizuar në lëndën e TIK-ut brenda një ore mësimore në dy klasë ku në njërën u mësua me SRS sistem ndërsa në tjetrën pa SRS sistem. Edhe pse ky eksperiment është realizuar brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore dhe me një numër të vogël të pjesëmarrësve, të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për përdorimin e sistemeve të tilla nëpër shkolla duke ofruar një mjet mbështetës për të ngritur interaktivitetin, i cili përveç të tjerash, do të ndikoj edhe në forma tjera si në angazhim, performacë në të nxënë etj, pavarësisht disa mangësive ose sfidave që paraqiten gjatë përdorimit të tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2440

Share

COinS