Date of Award

Fall 12-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ilir Salihu

Language

Albanian

Abstract

Vlerësimi i performancës si një fenomen njerëzor natyral është një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore që fillon menjëherë pasi punëtorët merren në punë dhe vazhdon me tej gjatë gjithë procesit të punës. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe i drejtë i punëtorëve është i lidhur me motivimin dhe performancën e mëtejshme të tyre. Vetëm kur ndihen të vlerësuar dhe të motivuar punëtorët mund të punojnë me efikasitet me të lartë dhe nuk do të jenë të prirë të largohen nga ndërmarrja në të cilën janë të punësuar. Vlerësimi i performancës ka për qëllim që të zbuloj anët e forta dhe të dobëta të punonjësve dhe është mjet efektiv për matjen e progresit të punëtorëve nga njëra periudhë në tjetrën. Kjo i mundëson departamentit të burimeve njerëzore që të identifikojnë punonjësit të cilët janë në tendencë rritje në zhvillimin e karrierës së tyre, poashtu identifikohen punonjësit puna e të cilëvë ka renë për të përcaktuar nëse ka nevojë për trajnime shtesë apo nuk janë me të përshtatshëm për atë pozitë. Kjo temë ka për qëllim që të ofrojë informacionet e nevojshme për rendësinë e vlerësimit të performancës dhe metodat që përdoren për këtë vlerësim në mënyrë që të arrihen objektivat e menaxhmentit të lartë për një produktivitet dhe efikasitet me të lartë në organizatë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2098

Included in

Business Commons

Share

COinS