Date of Award
Winter 1-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim do të njiheni mbi metodikën e statistikave të bilancit të pagesave. Njëherësh, tema ngërthen në vehte definimet metodologjike bazuar në standardet statistikore ndërkombëtare dhe aplikimin e tyre në praktikë.
Tema është punuar në tetë kapituj, duke përfshirë këtu edhe deklarimin e problemit, metodologjinë dhe përfundimin. Shtjellimi i temës fillon me definimin statistikor të statistikave të bilancit të pagesave. Në këtë kontekst janë paraqitur standardet statistikore ndërkombëtare siç janë ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, etj. Kapitulli i dytë dhe i tretë i dedikohen parimeve bazë të statistikave mbi bilancin e pagesave dhe burimeve të të dhënave. Në kapitullin e gjashtë jepet një analizë statistikore mbi kategorinë kryesore të bilancit të pagesave të Kosovës, siç është bilancit tregtar, importi dhe eksporti i mallrave.
Punimi bazohet në të dhënat statistikore që janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, Agjensia e Statistikave të Kosovës dhe burime tjera relevante. Qëllimi i këtij punimi ka qenë të analizojmë bilancin tregtar të Kosovës, krahasimi i Eksportit dhe Importit nga viti 2008 deri në vitin 2012.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2107
Recommended Citation
Gela, Valëza, "ANALIZA METODOLOGJIKE MBI STATISTIKAT E BILANCIT TË PAGESAVE" (2013). Theses and Dissertations. 2553.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2553